TIRANË- Pedagogët do të zhvillojnë protestë ditën e nesërme, që shënon edhe fillimin e vitit të ri akademik. Tubimi i tyre do të nisë nesër që prej orës 08:00 deri në orën 10:00 para Universitetit të Arteve, ndërsa pedagogët kanë mirëpritur edhe studentët e vitit të parë që kanë nisur protestën. Ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e 9 kërkesave dhe presin që protestës së tyre t’i bashkohen edhe studentët.
“Kjo vlen për të gjitha universitetet e Shqipërisë, jo vetëm për Universitetin e Shkodrës. Vendimet e sindikatës janë shpërndarë dhe për të mos penalizuar studentët e vitit të parë, të cilët për herë të parë shohin universitetin, kemi vendosur që ta spostojmë në orën 10 fillimin e protestës dhe do t’i qëndrojmë këtij vendimi,”-tha Peter Saraçi, pedagog në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në një intervistë për Euronews. Ndërsa në të njëjtë orë do të nisë tubimi edhe në Durrës dhe Elbasan.