Pedofili që qëndroi në Shqipëri dhe më pas u bë murg

0

Maniaku seksual që u arratis nga Airdrie për në Shqipëri pasi u shpall  fajtor se kishte tentuar të abuzonte  me një adoleshente ndodhet tashmë në një burg në Skoci.

Roderick Beaumont kaloi gati tre vite në arrati pasi mashtroi patrullën kufitare në Skoci duke shpëtuar në këtë mënyrë nga burgu. Një ish mësues i fesë, Beaumont u arratis në Amsterdam, Romë dhe më pas Shqipëri

65-vjeçari u zhvendos  në Meksikë, ku u martua me një grua vendase dhe filloi të jetonte si murg.
Por nuk arriti t’i shpëtonte ndjekjes së policisë, ku pas shumë përpjekjeve u arrestua.

Historia e tij

Pavarësisht akuzave, pedofili u lirua dhe u largua për në Edinburg, në dhjetor të 2016.

Kushtet e tij të lirimit me kusht e penguan atë të udhëtonte jashtë Britanisë së Madhe pa informuar më parë policinë për çdo lëvizje të tij. Por, pavarësisht alarmit që u ngrit nga stafi i aeroportit në dhjetor 2016, Beaumont arriti t’i bindë se sapo ishte kthyer nga pushimet në Shqipëri, raporton abcnews.al

Rreth dy vite  e gjysmë më vonë që ai u kap në Meksikë – pas gjurmimeve nga  Airdrie & Coatbridge Advertiser, ku qëndroi në burg një vit në pritje të ekstradimit.

Në fillim të kësaj jave, policia arrestoi Beaumont. Ai u dënua për një vit pasi u arratis nga vendi pa lajmëruar policinë për vendndodhjen e tij. Beaumont pranoi se, midis 27 nëntorit dhe 3 dhjetorit 2016, ai nuk arriti t’i tregonte policisë për planet e tij të udhëtimit.

Ai pranoi se kishte planifikuar të udhëtonte në Amsterdam, Romë, Shqipëri dhe Meksikë në 3 dhjetor 2016.

Ndërsa ishte në arrati, një gjykatë angleze e dënoi për sulme seksuale gjatë kohës  kur ai ishte  mësues rreth 40 vite më parë.

Beaumont u shpall fajtor dhe u dënua me katër vite burg. Policia u njoftua nga aeroporti i  Edinburgut se  i akuzuari ishte parë në aeroport dhe kishte 9000 euro me vete, raporton abcnews.al

“Oficerët e ndaluan dhe morën në pyetje të akuzuarin. Ai deklaroi se po udhëtonte për në Amsterdam, më tej në Romë dhe më pas destinacioni i tij përfundimtar, ishte Tirana.

“Ai po udhëtonte vetëm dhe deklaroi se kishte një biletë kthimi me datë kthimi: 12 dhjetor 2016.

“Kur u mor në pyetje në lidhje me paratë, i akuzuari deklaroi se i nevojiteshin për të bërë një parapagesë për një apartament për të dhe nënën e tij.

“Ai udhëtonte me bagazhe minimale dhe historia e tij dukej bindëse dhe nuk kishte vend për dyshime”.

Pas disa hetimesh, u zbulua historia e  errët e tij. 

Avokati Philip Cohen, tha: «Padyshim, ai duhej të ishte arrestuar në aeroport, sepse shkeli rregullat”.

“Por, për çfarëdo arsye, ai nuk u vu re nga sistemi i policisë dhe u lejua të udhëtonte. Sidoqoftë ai shkoi Meksikë dhe ka jetuar atje. U martua dhe jetoi me gruan  derisa u arrestua me urdhër ekstradimi në Mars 2019″.

Ai e dinte shumë mirë se çfarë po bënte dhe nuk është përpjekur të mohojë akuzat që rëndojnë ndaj tij. Synimi i tij në një moment është të kthehet në Meksikë kur të dalë nga burgu .

Ajo çfarë ka komplikuar edhe më tej çështjen është se i dënuari ka edhe një çështje tjetër në gjykatën e Warwick Crown. Çështja është zhvilluar në mungesë të tij dhe ai është dënuar me 4 vite burg, por ky i fundit nuk ishte në dijeni.

Ishte pikërisht oficeri i policisë që e solli atë nga Meksika që i komunikoi dënimin e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu