Pengmarrja dhe përdhunimi i 30-vjeçares nga Durrësi, dalin pamjet nga shtëpia ku nëna e dy fëmijëve u mbajt nga rrëmbyesi

0

Kanë dalë pamjet nga banesa ku u mbajt peng 30-vjeçraja nga Durrësi, Ersida Dyrmishi.

Ersida Dyrmishi ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj denoncoi se e shoqja ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Ndërkohë sot është arrestuar rrëmbyesi i 30-vjeçares Marjus Musaku, i dënuar në të kaluarën për pengmarrje.

Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshorti), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi Musaku ka marre peng 30-vjeçaren, duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë.

Sipas tyre Musaku ka detyruar Ersida Dyrmishin për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj. Marjus Musaku ka dëshmuar në polici se nuk e ka marrë me forcë 30-vjeçaren, duke thënë se ajo shkoi vetë te ai.

Ai pretendon se e çoi vetë 30-vjeçaren në Komisariat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu