Pensionisti lidhet pas pemës pasi theu rregullat e karantinës (VIDEO)

0

Një burrë i moshuar në Kinë ka thyer karantinën pasi ka dalur për shëtitje, por pas këtij veprimi ai ka përfunduar i lidhur në një pemë.

Video e hedhur në rrjetet sociale tregon pensionistin i cili u lidh në një pemë me litarë nga një oficer i zonës dhe e ka qortuar pse ka thyer karantinën.

Pamjet tregojnë kur oficeri u thotë kolegëve të tij që ta lidhin në mënzrë që ta ndëshojnë për mosrespektimin e rregullave gjatë karantinës.Kjo ngjarje ka ndodhur në zonën e Gaocheng në Shijiazhuang, gjatë ditës së sotme.

Nga data 8 janar në këtë zonë është e ndaluar që qytetarët të dalin nga shtëpia, nëse nuk është e nevojshme dhe kjo masë vjen pasi qyteti regjistroi një rritje infeksionesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu