Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, në hyrje të qytetit të Peqinit, në vendin e quajtur “Ura e Teqes”.
Mjeti tip Golf, me drejtues shtetasin Gabriel Lluca, rreth 24 vjeç, banues në Peqin, ka dalë nga rruga duke shkaktuar një ngjarje tragjike. Në automjet ndodhej gjithashtu edhe pasagjeri Denis Korbi, 24 vjeç, po ashtu banues në Peqin.
Të aksidentuarit u dërguan me urgjencë nga shërbimi i ambulancës në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk arritën t’i mbijetonin plagëve dhe humbën jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku kryesor i tragjedisë.





