Peqin, qytetarët: Largimi i të rinjve, në Shqipëri nuk ka të ardhme

0

Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante.Pothuajse shumica e të rinjve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi dhe nga ana tjetër ato që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.

Një nga qytetet që e vuan këtë fenomen prej vitesh është Peqini, i cili mbizotërohet nga mosha e tretë për këtë shkak.
Sipas vetë prindërve të rinjtë largohen për mundësi më të larta ekonomike e për një të ardhme më të mirë pasi qyteti i Peqinit nuk ka çfarë t’i ofrojë.

Rritja e dëshirës për emigrim zbulon dobësitë e strukturës dhe të ekonomisë shqiptare që në vend që të përmirësohen po përkeqësohen akoma më shumë. Fenomeni i largimit në Shqipëri është më i lartë, se kudo tjetër në Europë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu