Peqin/ Si u vu në pranga Seit Manahasa nga “Renea”, pengu hapi gojën pas torturave dhe…

0

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e organizuar nga forcat “Renea”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Seit Manahasa, i njohur si një person problematik në zonën e Elbasanit.

Mësohet se Manahasa është kallëzuar nga vetë personi që ai mbajti peng dhe e torturoi në ambientet e biznesit të tij.

Pasi është liruar nga Manahasa, pengu ka hapu gojën dhe ka treguar gjithçka që i ka ndodhur në biznesin e personi që tashmë është vënë në pranga, raporton Dosja.

Pas kallëzimit, forcat RENEA organizuzan një operacion që u finalizua pasditen e sotme me prangosjen e të fortit të zonës. Seit Manahasa është vënë në pranga edhe më herët bashkë me të birin, pas vrasjes së Emiljano Ramazanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu