Peqin / Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 57 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi (në emigrim), e cila ishte në ruajtje nga shtetasi A. M. 57-vjeçari gjithashtu goditi me grushte shtetasin A. M. gjatë tentativës për të vjedhur në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë tê parregullt”, shtetasin K. M., 43 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi duke drejtuar motoçikletën, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi të dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu