Për të disatën herë, Fushë Kruja pushtohet nga flakët

0

Një zjarr ka rënë ditën e sotme pranë burgut në Fushë Krujë. Mësohet se disa shkurre përrreth godinës së burgut, iu është vënë flaka.

Sipas banorëve të zonës, kjo nuk është hera e parë që bie zjarr pranë burgut, ndërsa shtojnë se zjarri është ndezur nga një person me probleme të shëndetit mendor.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndonëse kjo është e disata herë që bie zjarr pranë burgut, asnjë masë nuk është marrë deri më tani nga institucionet përkatëse për përgjegjësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu