Për të gjithë të ‘fikasuarit’ pas teknologjisë… ja kur do të prezantohet Iphone 13

0

Apple ka njoftuar sot ngjarjen vjetore më të rëndësishme. Më 14 shtator pritet që kompania të prezantojë iPhone e ri.

Përveç iPhone 13, kompania gjithashtu mund të njoftojë Apple Watch të ri dhe AirPod . Eventi do të jetë online dhe do të transmetohet në faqen e Apple, siç ka bërë që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020.

Apple zakonisht njofton lajmet e tij për iPhone në shtator. Por vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, Apple prezantoi iPhone 12 në tetor.

Pajisjet e reja të Apple pritet të përfshijnë iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. Dizajni nuk do të jetë i ndryshëm nga iPhone 12, por informacione të ndryshme janë bërë publike, të tilla si shkalla e rifreskimit të ekranit 120Hz me funksion gjithmonë të ndezur dhe lente më të mëdhaja në kamerën e pasme.

IPhone 13 mund të përfshijë gjithashtu një procesor A15 me shpejtësi të lartë, bateri më të madhe dhe një port USB-C në vend të llojit të zakonshëm Lightning.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu