Për t’u përshëndetur/ Piktori nga Elbasani u “rikthen” prindërve të pikëlluar buzëqeshjen e Mateos

0

Vrasja makabre e Mateos së vogël preku zemrat e mjaft shqiptarëve. Një solidaritet i pashoq u konstatua në mbështetje të familjes së Mateos.

Në derën e familjarëve të të miturit ka trokitur edhe një dashamirës i cili ka gdhendur në letër portretin e qeshur të djalit të tyre.

Piktori Geol Voci nga qyteti i Elbasanit ka pikturuar Mateon dhe ka udhëtuar drejt Fierit për të mbërritur në shtëpinë e prindërve të tij.

Aty ai është takuar me nënën, babanë, gjyshen dhe vëllanë e Mateos të cilët kanë pozuar bashkë me Vocin dhe veprën e krijuar prej tij.

Mateo Vasiu u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani në shtëpinë e tij pasditen e 16 nëntorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu