Përdhunimi në Mirditë/Prindërit e autorëve: E kanë sajuar për azil, ajo provokonte

0

MIRDITË – 6 muaj pas arrestimit, familjaret e 5 personave të vënë nën akuzë për përdhunimin e 15-vjeçares në fshatin Tarazh të Mirditës kanë thyer heshtjen, duke folur për mediat.

Pasi janë njohur me dosjen hetimore e cila tashmë është dërguar për gjykim nga Prokuroria, familjaret pretendojnë se kjo çështje tëresisht e sajuar dhe nuk ka asnjë prove që vërtetojnë akuzat e ngritura. Nëna e 17-vjeçarit A. Gj pranon faktin se i biri ka patur lidhje dashurie me vajzen, por asnjëherë nuk e kërcënuar dhe shantazhuar dhe kjo është faktuar dhe përmes ekspertizës që i është bërë telefonit.

“Kjo akuzë që nuk është aspak e vërtetë, ata kane pasur lidhje si adoleshentë. Kanë pasur biseda me njëri tjetrin si dy të dashuruar, është një kërkesë e asaj që të shkembenin foto. Me 17 maj në orën 5 kanë ardhur policët e Rrëshqenit dhe e kanë kërkuar Artanin. Ata kanë thënë që do të sqarojnë një gjë të vogël, vëllai ka dalë me ta për te komisariati dhe kështu iku dhe djali im. Ajo e ka provokuar me foto, djali im nuk është fajtor”-tha ajo.

Ndërsa babai i Artan Kaçorrit thotë se e gjithë kjo histori është sajuar nga familja e 15-vjeçares me qëllimin e vetem për të përfituar Azil në vendet e Bashkimit Evropian.

“E vërteta është një ndërthurje vecantë sepse nuk I përket familjes time kjo akuzë, i gjithë ky shantazh e ngarkesë. E them me plot gojën shumë nga mediat unë jam masakruar si familje dhe nuk e di se kush po e bën drejtësinë në Shqipëri, e bën prokurori e gjyqtari apo e bën media. Nuk masakrohet një fshat i tërë, një minoren ashtu si vajza e atij zotërisë për një jetë më të mirë, për një azil. Sikur të na kishte kërkuar ti jepnim dicka nuk do të ishim në këtë pozicion, ata mendojnë se do të përfitojnë por nuk do të ndodhë. Familja ime që thuajse e njeh gjithë zona dhe si e tillë nuk kam dasht të cenoj aspak organin e akuzës dhe të mos më thonë që ndërhyra dhe sot jam totalisht I zhgënjyer. Nuk e kuptoj si mund të mbahet një minoren pa asnjë arsye, duhet të ishte ajo familje në burg, jo nipi im. I kam dërguar kërkesat sektorit akuzës dhe gjyqësorit edhe nëse tokën e shes kete cështje nuk e le. Një fëmijë 14 vjec kam 5 në burg dhe 7 8 jashtë, kjo nuk do shkencë për ta gjykuar pasi nuk i thonë shaka por 5 familje të masakruara”-u shpreh ai.

Familjaret e 5 të akuzarve për përdhunim kërkojnë zbardhjen e së vërtetes dhe vendosjen e drejtësisë, pasi sipas tyre ata po mbahen padrejtësisht në burg. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe A.GJ akuzohen për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç të kryer në bashkëpunim. Dosja hetimore është dërguar për gjykim, por tre seancat e para praprake gjyqësore kanë dështuar për shkak të mungeses së Prokurorit Ylli Pjeternikaj, ndaj të cilit avokatet e të arrestuarve kanë bërë ankim në organet e larta të drejtësisë.

Kjo ngjarje tronditi gjithë opinionin publik 6 muaj më parë. 15-vjeçarja dyshohet se ka pasur lidhje me njërin nga 5 personat e arrestuar. Ai i ka bërë video dhe më pas e ka shantazhuar dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie me persona të tjerë që prej muajit janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu