Prej më shumë se dy orësh gjysma e qytetit të Elbasanit është pa energji elektrike, për shkak të një defekti në rrjet.
Ende nuk është gjetur defekti, dhe dyshohet se kemi të bëjmë me rastin e një qarku të shkurtër në ndonjë kabinë elektrike.
Grupet e kontrollit vikojnë verifikimet në terren, ndërkohë që shumë biznese janë duke u ankuar për dëmet që po u shkakton kjo situatë.