Përdhunohet një 18-vjeçare në Ferizaj, në pranga autori i cili rezulton me precedentë penal

0

KOSOVË- Një tjetër rast përdhunimi ndaj një vajze është zbuluar në Kosovë ku një 18-vjeçare ka denoncuar abuzuesin e saj, 42 vjeç, i cili rezulton me precentë të mëparshëm kriminal.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i policisë rajonale të Ferizaj, Basri Shabani i cili tha se i dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004.

I dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ky është rasti i disatë i përdhunimit të të miturve dhe grave në Kosovë ku vetëm pak ditë më parë përdhunimi i një 11-vjeçareje në një park në Prishtinë nga 5 burra për rreth 7 orë shkaktoi indinjatë në të gjithë vendin duke ngritur protesta në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu