Ditën e sotme para gjykatës greke ka dalë 35-vjeçari bullgar i cili përdhunoi pastruesen shqiptare në Greqi.
Pas dëshmisë së tij para trupës gjykuese, bullgari është dërguar në qeli.
Sipas mediave greke bëhet me dije se i akuzuari mohoi që të ketë rrëmbyer dhe përdhunuar gruan për orë të tëra. Menjëherë pas marrjes në pyetje ai ka përplasur kokën disa herë në mur.
Oficerët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur neutralizimin e tij. Ndërkohë, i pandehuri i dytë i akuzuar për nxitjen e 35-vjeçarit pas dhënies së dëshmisë është lënë i lirë nga prokurori i çështjes.