Përdhunuan dy adoleshentet, Gjykata lë në burg shqiptarët

0

Dy persona janë lënë në burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj, të cilët përdhunuan dy vajza të mitura në hotel. Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë për autorët S.A dhe I.Sh., mosha e të cilëve nuk është bërë e ditur, pasi dyshohet se të dy dërguan dy të mitura në hotel dhe i përdhunuan.

Sipas mediave vendase, Gjykata vërtetoi se S.A., në datën 7 dhe 8 të këtij muaji, është futur në një hotel me një të mitur të moshës 14-vjeçare dhe e ka përdhunuar. Edhe pse vepra nuk është kryer me detyrim, ai e dinte që vajza ishte e mitur dhe konsiderohet si vepër penale e përdhunimit.

Personi tjetër, I.Sh., po në të njëjtat ditë dhe në të njëtin hotel, ka kryer marrëdhënie intime me një të mitur 16-vjeçare, edhe pse e dinte moshën e saj, dhe mbi të u ngarkua akuza e përdhunimit.

Ngjarja e rëndë u raportua dy ditë më parë nga të miturat, ndërsa policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e dy personave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu