STRASBURG- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka shpallur të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni i bisedave të EncroChat, të cilin e kanë përdorur kryesisht persona të përfshirë në botën e krimit. Personazhe të krimit janë në vështirësi pas këtij vendimi, pasi në shumë vende janë ndërmarrë aksione ndërkombëtare bazuar në bisedat e zbërthyera nga Enchro dhe Sky.
Ky vendim do të ketë impakt edhe në Shqipëri, pasi janë kryer shumë hetime nga SPAK, bazuar në bisedat e zbardhura në Francë nga këto aplikacione. Për zbërthimin e bisedave, Strasburgu thotë se janë të ligjshme dhe mund të përdoren si prova.
Në Shqipëri, një prej personazheve të arrestua, investitori strategjik i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon rrëzimin provave të SPAK në lidhje me përgjimet e EncroChat.