Performoi në Tiranë, Rita Ora: Koncerti më i bukur ndonjëherë, erdhën 40 mijë veta

0

TIRANË- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora elektrizoi mbrëmjen e kaluar sheshin ‘Skënderbej’ në koncertin që mbajti në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Ylli me origjinë shqiptare performoi hitet e saj ndër vite. Këngëtarja kishte veshur një ‘body’ të zi ku vihet re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj.

Pas koncertit ajo ka vijuar me angazhimet e saj të shumta dhe i është dashur menjëherë të largohet nga Shqipëri duke udhëtuar drejt Brazilit. Artistja dha edhe një mesazh të fundit para largimit për shqiptarët duke premtuar se do të rikthehet sërish.

“Më duhet ta them, ky ishte show më i mirë ndonjëherë. Faleminderit të gjithëve që erdhën për të më parë. Ishin 30 mijë-40 mijë veta mesa më thanë.”-tha ajo duke shtuar në shqip: “Mirupafshim, do rikthehem së shpejti. Faleminderit krejt që kishin ardhur. Ju dua shumë. Shihemi kur të vijë sërish.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu