Përfshihen nga flakët kazanët e mbeturinave në Elbasan.
Një zjarr i beftë ka përfshirë kazanët e mbeturinave në bulevardin Aqif Pasha në afërsi të Big Market te kryqëzimi i 1 majit në Elbasan.
Zjarri, i ndihmuar nga përmbajtja plastike dhe era, u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar tym dhe flakë e cila solli shqetësim për banorët.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit që neutralizuan dhe fikën flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Një nga pistat është edhe zjarrvënia e qëllimshme!