Përfshihet nga flakët Klinika e Radiologjisë, zjarrfikësit me urgjencë në vendngjarje

0

Klinika e Radiologjisë në Shkup ëhtë përfshirë nga flakët. Mediat lokale shkruajnë se për pasojë janë evakuuar të gjithë të punësuarit dhe pacientët e Klinikës së Radiologjisë në Shkup.

Ekipet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas shpërthimit të zjarrit. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se flakët janë ndezur për shkak të kimikateve që ndodheshin në këtë klinikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu