“Sex and The City” rikthehet mes nesh, por jo si më parë

0

Warner Media ka lajmëruar rikthimin e serialit më të ndjekur “Sex and The City”.Kompania ka zbuluar të pathënat dhe ndryshimet që do të ndodhin me serialin, shkruan InfoWebTV.

Gjëja e parë që do të ndryshojë është emri i serialit i cili do të zëvëndësohet me “And Just Like That”.Kasi i aktorëve pjesëmarrës do të qëndrojë i njëjtë.Z.Big do të luhet nga aktori i njohur Chris Noth.Ndërsa aktoret më të dashura për publikun e gjerë do të rikthehen në rolet e tyre.Sarah Jessica Parker, Kristin Davis and Cynthia Nixon do të rishfaqen me rolet  si Carrie, Charlotte dhe Miranda.

E para biseksuale në serial, do të luhet nga aktorja e cila njihet me rolin e Callie nga seriali “Grey’s Anatomy”, Sara Eamirez do të vijë me personazhin e quajtur Che Diaz.

“And Just Like That” do të ketë dhjetë episode, gjysmë ore dhe është planifikuar të fillojë  këtë verë.

Seriali do të paraqesë historinë e grupit të grave të cilat i kanë lënë pas të 30-tat e tyre.50-vjeçaret e realizuara, me veshje luksoze dhe standarte të larta për jetën do të shfaqen në tenativën për “mbijetesë” në udhëtimin e komplikuar të jetës.

“And Just Like That” po pritet me padurim nga ndjekësit e rregullt të këtij seriali.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu