Përfshihet nga flakët makina e Françeska Jaçes/ Ja çfarë ka ndodhur

0

Mbrëmjen e sotme, një makinë e tipit “Range Rover” është përfshirë nga flakët.

Makina është në pronësi të shtetases Françeska Jaçe, banuese në Vlorë. Burime për “ABC News” kanë bërë me dije se zjarri dyshohet t’i jetë vënë me dije qëllimisht dhe se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases Franceska Jaçe., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Vetë modelja dhe ish-banorja e “Big Brother” s’ka reaguar rreth kësaj ngjarjeje në rrjete sociale, ndërsa postimi i saj i fundit është në avion, me vendndodhjen Brazil.

E ftuar në një intervistë 60-sekondëshe në Prive, Jaçe u pyet nëse është e majtë ose e djathtë, pyetje të cilës iu përgjigj kështu:

“Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë”.

Më tej, Jaçe tregoi momentin më të frikshëm në jetë:

“Kur kam bërë aksident para disa muajsh”.

A ekziston mundësia që Françeska të kthehet sërish në Big Brother?

“Varet nga sasia e parave që më ofrojnë”.

Po kështu, ndër të tjera, modelja u pyet se me kë prej shoqeve nuk flet më.

“Me disa prej tyre, dy”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu