Përfshihet nga flakët masive një apartament në kryeqytet

0

Një apartament në rrugën e Kavajës në kryeqytet është përfshirë nga flakët masive. Siç shihet dhe në foto, shtullungat e tymit të dala nga një apartament në katet e fundit të pallatit, kanë pushtuar qiellin e Tiranës në rrugën e Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që shërbimet e zjarrfikëses së kryeqytetit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacione paraprake

Me datë 08.02.2021, rreth orës 12:40, në rrugën e Kavajës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka problem për banorët.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu