Prej dy orësh i vdekuri në anë të detit, ambulanca e Vlorës ”harrohet” rrugës

0

Trupi i pajetë i një personi është gjetur këtë të hënë pranë bregut në Vlorë, në afërsi të Petroliferisë. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se trupi i pajetë i përket një 30-vjeçari i cili është ende i paidentifikuar. Në vendngjarje ende nuk ka mbërritur ambulanca për të transportuar trupin e pajetë ndërsa ende nuk bëhet e ditur shkaqet e mbytjes së 30-vjeçarit. Forcat policore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu