Një banesë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në fshatin Çinar, të Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në një moment kur në banesë nuk ndodhej asnjë prej pjesëtarëve të familjes. Fillimisht, kanë qenë banorët e zonës ata që janë përpjekur të shuajnë flakët, ndërsa më pas ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës.
Fatkeqësisht zjarri ka shkrumbuar çdo gjë, duke e lënë familjen e Besnik Hatisë pa strehë. Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.





