Policia nxjerr autorin e krimit nga spitali pas mjekimit dhe e dërgon me pranga në duar drejt Komisariatit

0
Screenshot

Policia e Korçës ka nxjerrë pas mjekimit në spital autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit bashkëmoshatar Erald Xhejo dhe e ka dërguar në paraburgimin e Komisariatit, në pritje të veprimeve hetimore.

Efektivet kanë shoqëruar të kapur nga krahët të miturin nën pranga, me prezencë të shumtë edhe të familjarëve të tij apo edhe të pacientëve të tjerë përpara godinës.

Mësohet se edhe i dyshuari ka marrë plagë gjatë përleshjes, por pa rrezik jete dhe pritet me interes dëshmia e tij për motivet e krimit dhe rrethanat.