Përfshihet nga flakët Shkëmbi i Kavajës, era favorizon përhapjen e zjarrit

0

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme te Shkëmbi i Kavajës në Durrës.

Flakët janë konstatuar fillimisht pranë tunelit, te rruga dytësore, por era po favorizon përhapjen e shpejtë të tyre dhe zjarri po ngjitet lart në kodër.

Shtëllungat e tymit dallohen edhe në distancë, përgjatë zonës bregdetare Durrës-Golem.

Në vendngjarje sapo kanë shkuar zjarrfikësit që po mundohen të neutralizojnë përhapjen e mëtejshme të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu