Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Patos. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Grizë, ku mësohet se zjarri ka rënë në banesën e një 82-vjeçari, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Burimet paraprake bëjnë me dije se shkak është bërë oxhaku i ndezur në banesën e të moshuarit.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Patos/Informacion paraprak:
Sot rreth orës 18:00, në lagjen Grizë, Patos, në banesën e shtetasit M. C., 82 vjeç, ka rënë zjarr.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.
Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.