Një apartament është përfshirë nga flakët në Fier mëngjesin e sotëm.
Bëhet me dije se banesa që është përfshirë nga flakët ndodhet në katin e tretë të pallatit në lagjen “29 nëntori”.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, apo vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.