Përfundimi i konferencës, çfarë tha Berisha që shkaktoi të qeshura

0

Një ditë pasi mori lajmin e futjes në listën e zezë të SHBA, ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se do të ngrejë padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Brinklen.

Në një konferencë për shtyp, teksa e akuzon zyrtarin amerikan për shpifje, Berisha e ka cilësuar këtë betejë “për nder dhe dinjitet”.

Ish-kryeministri dha sqarimet e tij para gazetarëve, ndërsa i pyetur se pasi të përfundojë procesi i nisur prej tij në një gjykatë franceze a do të dorëzoje mandatin dhe të jetë tërësisht jashtë politike, Berisha u përgjigj: “Unë thashë se do ta dyfishosh…”

Ish-kryeministri e mbylli me këtë përgjigje konferencën e tij, ndërsa shkaktoi të qeshura. Gjithashtu, të pranishëm në “Hotel Rogner” ishin gjithashtu edhe simpatizantë të tij, të cilët e shoqëruan në dalje me brohoritje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu