Përfundon mbledhja e qeverisë/ Rama deklaron emergjencën për furnizimin me energji elektrike

0

Rama: Kemi pasur një mbedhje jashtë radhe. Për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin me energji elektrike, i ndikuar nga situata e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare, i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumenta financia, qoftë dhe me instrumenta të natyrës administrative. Me këtë vendim i japim rrugë ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm që do të bëhet publik gjatë ditës së nesërme.

Rama nuk jep një përgjigje konkrete nëse do të rritet çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë

Rama: Ky nuk është shqetësimi i çdo qytetari, por i yni dhe i çdon qytetari. Ne jemi këtu për të mishëruar shqetësimin e çdo qytetari, duhet ta dini se për shkak të detyrës, e ndjej këtë më shumë se çdo qytetar, sot për sot është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë gjithçka. Dua ti them çdo qytetari se kjo është shtëpi e përbashkët, dhe si në çdo shtëpi të vogël, dhe shtëpia jonë e madhe ka mundësitë e saj të veta, por jo të pakufizuara. Nuk mundet dot që për shtëpinë e madhe, ti bëjmë hesapet ndryshe se për shtëpinë e vogël.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu