Përfundon ndeshja/Shqipëria fiton ndaj Kazakistanit

0

Ndeshja e sotme e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ka mbaruar me rezultatin 3-1 për Shqipërinë.
Shqipëria ka gjetur golin e tretë në minutën e 61-të në sfidën shtëpiake të Nations League kundër Kazakistanit.

Kuqezinjtë fituan një penallti. Amir Abrashi u pengua në zonën kundërshtare dhe ekzekutimin e mori përsipër Rey Manaj.
Kujtojmë se edhe në ndeshjen e mëparshme, ndaj Kosovës, Shqipëria doli fituese, ndërkohë që kuqezinjtë tashmë i pret ndeshja e së mërkurës ndaj Bjellorusisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu