Përfundon seanca, ja çfarë dënimi ka vendosur gjykata për prokurorin Sota

0

Gjykata e Posacme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 18 persona të dalë sot para gjykatës. Për 14 prej tyre u la në fuqi masa e “arrest shtëpie”.

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për të arrestuarit nga operacioni “Shpirti”. Gjykata është tërhequr për vendim.

Gjatë seancës të arrestuarit kanë shfaqur pretendime për mungesë provash. Sipas avokatëve, deklarimet e të penduarve nuk mbështeten nga prova të tjera.
Ndërsa prokurori Maksim Sota, ka pretenduar se SPAK nuk është thelluar në hetim. “Janë përmendur prokurore me emra dhe nuk janë në dosje. Janë përmendur prokurorë të SPAK, që kanë pushuar çështje, kanë marrë dhe lekë”, mësohet të jetë shprehur Sota.

Në “arrest shtëpie” është lënë Maksim Sota, Ilirjan Balla, Abdyl Krasniqi, Luan krasniqi.

Infowebtv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu