I akuzuar për disa çështje prokurori Sota: S’më kanë paguar qira

0

Prokurori Maksim Sota, i akuzuar si i përfshirë në një grup kriminal ka hedhur poshtë pretendimet e gjykatës se i kanë paguar qiranë në Vlorë, duke deklaruar se ka qëndruar në shtëpinë e vëllait të tij. ABC ka zbardhur pretendimet e prokurorit para togave të zeza, ku ai thekson se që prej vitit 2010 la qëndruar në një apartament të blerë nga vëllai i tij Ilir Sota, i përdorur edhe nga familjarët e tij në periudhën e verës. Ai thekson se nuk ka dijeni nëse personat e përfshirë në veprimtari kriminale, kanë paguar qira te vëllai i tij dhe nëse kjo gjë verifikohet do të mbajë përgjegjësi ligjore.

“Në qytetin e Vlorës nuk kam marrë ndonjëherë banesë me qera, me kontratë apo pa kontratë formale dhe as kam poseduar banesë të ndonjë prej personave të tjerë të përmendur apo jo në këtë këtë vendim, apo persona të tjerë të tretë; Që prej vitin 2010 kam qëndruar herë pas herë, sidomos në rastet e ditëve të gadishmërisë, por jo vetëm, në një apartament të blerë nga vëllai im Ilir SOTA dhe të përdorur edhe nga familjarët e mi (prindërit) në periudhat e verës; Këtë apartament dhe qëndrimin tim në të, e kam deklaruar edhe në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që në vitin 2011-2012;

Po kështu, këtë apartament vëllai e disponon edhe aktualisht dhe ndodhet në Hyrjen e Lagjes Plazhi i Vjetër, pranë Portit Detar Vlorë; Nqs këta persona kanë paguar qera tek vëllai im, për qëndrimin tim në këtë apartament, deklaroj se nuk jam në dijeni të këtij fakti dhe do të mbaj përgjegjësi ligjore nqs ky fakt qëndron i vërtetë”, ka deklaruar ai.

“Këta shtetas nuk i njoh as si emra dhe as si persona nga karakteristikat fizike, Deklaroj se nuk kam patur asnjëherë njohje, lidhje apo kontakte në çfarëdo mënyre dhe forme me këta persona; Deklaroj se nuk kam patur asnjëherë udhëtime të përbashkëta apo për qëllime të përbashkëta, brenda apo për jashtë shtetit, me këta persona;

Deklaroj me përgjegjesi të plotë se unë dhe familjarët e mi nuk kemi patur asnjë marrëdhënie financiare shit-blerje, huaje, huapërdorje apo marrëdhënie bisnesi me këta shtetas, brenda apo jashtë shtetit; Deklaroj me përgjigjësi të plotë ligjore se në funksionin tim si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, nuk kam patur në shqyrtim proçedime penale në të cilat të ketë qënë person nën hetim apo/ose të pandehur këta shtetas”, ka deklaruar ai.

vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu