Përfundon takimi Basha-Abazoviç, flet kreu i PD-së: Përbën diferencën e dëshiruar nga shqiptarët…

0

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim në Selinë Blu me Dritan Abazoviç, zv/Kryeministrin shqiptar të Malit të Zi.

Teksa e vlerësoi për karrierën e ndërtuar në përvojën e gjatë si aktivist, Lulzim Basha u shpreh se Dritan Abazoviç përbën diferencën e dëshiruar nga shqiptarët në Malin e Zi.

Më tej, kreu i PD-së deklaroi se me Abazoviç kanë diskutuar për demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e dy vendeve.

“Kam një kënaqësi të pres mikun Dritan Abazoviç. Karriera e tij është ndërtuar në përvojën e gjatë të një aktivisti dhe një studiusi për ballkanin, europën dhe globalizmin. Është një kënaqësi i veçantë sepse interesi i PD-së për fqinjin tonë dhe bashkëkombasin tonë ka qenë permanent. Përkushtimi i Abazoviç përbën diferencën e dëshiruar nga shqiptarët. Temat tona kanë variuar nga demokracia, zhvilimi ekonomik dhe integrimi i vendeve tona. Dua t’i uroj në misionin e tij fisnik dhe sfidues në qeverinë e Malit të Zi”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu