Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës kanë përfunduar. Takimi në Bjellorusi u mbyll tre orë pasi nisi në rezidencën shtetërore në rajonin Gomel të Bjellorusisë. Për momentin raportohet se delegacionet përfaqësuese të Rusisë e Ukrainës kanë dalë nga salla ku zhvilluan bisedimet, por ende nuk bëhet me dije se çfarë është vendosur.
Nga pamjet e publikuara në rrjet është parë vetëm nisja e mbledhjes që u bë nga ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei. Ai i siguroi palët që të ndiheshin të sigurt në atë tryezë.





