Përfundon Ura e Togëzit në Librazhd. Investim i rëndësishëm për banorët e zonës

0

Ka përfunduar Ura e Togëzit në Bashkinë e Librazhdit.

Investimi konsiderohet mjaft i rëndësishëm për banorët e zonës pasi ndikon në rritjen e mirëqenies së tyre, lehtëson lëvizjet dhe shkurton distancat.

Ndërtimi i urës ishte një kërkesë e vazhdueshme e banorëve e cila u bë tashmë realitet.

Me rastin e inagurimit të saj ishte i pranishëm drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi dhe kryebashkiaku Mariglen Disha.

Lidhur me këtë investim kryetari i bashkisë Mariglen Disha shkruan:

Së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut z. Arbjan Mazniku dhe Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi në inagurimin e urës në 📍Togëz.

✅Një projekt që jo vetëm lidh komunitetin 🤝, por transformon jetët e banorëve 🏡. Ky investim do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës 📈, duke sjellë përfitime të prekshme për familjet👪 dhe duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët 🚗💪.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu