Përgënjeshtron zërat se është sëmurë / Presidenti turk Erdogan shfaqet në takim me të rinjtë

0

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan ka përgënjeshtruar zërat që thonë se është në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe në pamundësi për të udhëhequr Turqinë.

Ai u shfaq të shtunën në një takim me të rinjtë në qytetin e Adanës, për të folur për të ardhmen e Turqisë dhe arritjet e vendit deri më tani.

Gjendja shëndetësore e Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan përfundoi në mediat ndërkombëtare pas disa videove që qarkulluan, ku shfaqej i lodhur në daljet publike.

“Foreign Policy” shkruan se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke.

Thuhet se ka shenja se ai mund të jetë shumë i sëmurë për të kandiduar për rizgjedhje.

Disa video të publikuara tregojnë se udhëheqësi turk nuk është dukur mirë. Disa prej tyre nuk janë aq të qarta sa të tjerët, por, të marra së bashku, ato ngrenë disa pyetje të dukshme në lidhje me shëndetin e Erdoganit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu