Përgjaket futbolli në Kosovë/ Tre tifozë goditen me thikë, një në gjendje të rëndë në Prishtinë

0

Futbolli kosovar u përgjak pasditen e ditës së djeshme, gjatë një përplasje tifozerish.

Në prag të derbit mes Prishtinës dhe Ballkanit, e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ e vlefshme për javën e pestë të Superligës, u regjistrua një ngjarje shumë e rëndë ku pati përplasje mes tifozerive të të dyja skuadrave.

Mësohet se tifozët e grupimit “Plisat” sulmuan ata të grupimit “Xhebrailat” nga Suhareka dhe sipas drejtorit sportiv të skuadrës së Ballkanit, Nderim Nexhipi që foli për mediat kosovare, 3 persona u goditën me thikë, një prej të cilëve është në spital në gjendje kritike për jetën.

Episodi i shëmtuar bëri që sfida mes Prishtinës dhe Ballkanit të niste me vonesë dhe sa për kronikë ishte skuadra kampione në fuqi e Kosovës ajo që fitoi këtë ndeshje, me rezultatin 1-0.

Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja i mjaftoi goli i Rrahanit për të marrë këtë fitore që është e treta radhazi në kampionat, ndërkohë që këtë të enjte, skuadra nga Suhareka do të nisë aventurën e saj në Conference League, në një sezon historik për të teksa për herë të parë ajo merr pjesë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian./ Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu