Përgjaket SHBA, një i vdekur dhe 3 të plagosur nga të shtënat me armë

0

Një viktimë dhe 3 të plagosur është bilanci i të shtënave në Kenosha, në ëisconsin mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 në “Coins Sports Bar”. Me të marrë sinjalin, policia mbërriti në vendngjarje ku u panë njerëz dhe markina që largoheshin me shpejtësi. Të lëndaurti janë: një 27 vjeçare, një 23 vjeçare dhe një vajzë 24-vjeçare. Pavarësisht ndërhyrjes emergjente të mjekëve, personi i katërt i qëlluar nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Deri tani, nuk ka asnjë informacion për atentatorin, shkaqet që e shtynë drejt këtij akti të tmerrshëm dhe vendodhjes së tij. Policia e Departamentit të Kenoshas nuk ka shoqëruar asnjë të dyshuar për këtë atentat.

Vrasjet e qytetarëve janë kthyer në nëj fenomen shqetësuar në SHBA ku brenda pak viteve ka një rritje alarmante të viktimave.

Marrë nga “CBS 58”