“Përgjithmonë bashkë…”/ Vrasësi i pabesë grek, qytetarët e ‘masakrojnë’ me komente

0

Inat popullor. Vetëm kështu mund të përshkruhet vala e indinjatës dhe komenteve në profilin e vrasësit të 20-vjeçares Caroline, burrit të saj Babi Anagnostopulos. Gjithçka filloi kur piloti 32-vjeçar rrëfeu se ai është autori i krimit të rëndë që tronditi jo vetëm Greqinë, por pothuajse gjithë Europën. 32-vjeçari deklaroi se e vrau Caroline, pas një debati të ashpër.

Mijëra përdorues të Instagram- it pushtuan profilin e vrasësit dhe konkretisht foton e fundit që ai kishte postuar, menjëherë pas vrasjes së saj. Ishte një foto e lumtur nga dasma e tyre me mbishkrimin “Përgjithmonë së bashku. Udhëtim të mbarë dashuria ime “. Në atë kohë, të gjithë komentonin për një humbje të madhe dhe një dashuri të prerë në mes, pasi askush nuk e dinte si ishte e vërteta. Ndërsa sot është diçka ndryshe. Nga 4500 komente, janë mbi 13 mijë persona të cilët shfryjnë ndaj vrasësit të 20-vjeçares, e cila la pas një fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu