Përhap dezinformata! Ndalohet në Itali ‘ChatGPT’, autoritetet shqetësohen për privatësinë

0

ITALI- Shteti fqinj është bërë vendi i parë perëndimor që bllokon chatbot të avancuar ChatGPT. Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha se kishte shqetësime për privatësinë në lidhje me modelin, i cili u krijua nga start-up amerikan OpenAI dhe mbështetet nga Microsoft.

Rregullatori tha se do të ndalonte dhe hetonte OpenAI “me efekt të menjëhershëm”. Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT që nga fillimi i tij në nëntor 2022, raporton BBC.

Ai mund t’u përgjigjet pyetjeve duke përdorur gjuhë natyrale, të ngjashme me njeriun dhe gjithashtu mund të imitojë stile të tjera të të shkruarit, duke përdorur internetin siç ishte në vitin 2021 si bazën e të dhënave.

Chat GPT ka thënë se do të fusë një version të teknologjisë në aplikacionet e saj të Office, duke përfshirë Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook. Ka pasur shqetësime mbi rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale (AI), duke përfshirë kërcënimin e saj ndaj vendeve të punës dhe përhapjen e dezinformatave dhe paragjykimeve.

Në fillim të kësaj jave, figurat kryesore të teknologjisë, përfshirë Elon Musk, kërkuan që këto lloje të sistemeve të AI të pezulloheshin mes frikës se gara për t’i zhvilluar ato ishte jashtë kontrollit.

Mbikëqyrësi italian tha se jo vetëm që do të bllokonte chatbot-in e OpenAI-t, por do të hetonte gjithashtu nëse ai ishte në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu