Aksident i rëndë në Prrenjas/ Kamionçina del nga rruga, përfundon në shinat e trenit

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Prrenjas.

Mësohet se një kamionçinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi shinat e trenit. Nga përplasja është plagosur drejtuesi i mjetit, Demir Rexhepi, i cili ishte i vetëm në mjet. Ai është transportuar për në spitalin më të afërt, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu