Periudhë virozash dhe fluks pacientësh në Elbasan, të prekur të moshuar dhe fëmijë

0

Kjo është një periudhë e ngarkuar virozash. Gazetarja e Infoweb Media, Entela Duka, raporton se çdo ditë në Urgjencën dhe Pediatrinë e Elbasanit paraqiten më shumë se 200 persona që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Në rastet kur virozat e stinës i mbivendosen sëmundjeve të tjera kronike, pacientët paraqiten në spital me komplikacione, aq sa i detyron mjekët ti shtrojnë në pavijone.

Shefi i urgjencës Ergys Mici teksa flet për ngarkesën e javëve të fundit i bën thirrje pacientëve që vuajnë nga sëmundje të tjera të kryejnë vaksinën antigrip.

Sakaq një situatë e ngjashme paraqitet edhe në pediatri. Shefja e pediatrisë, Irena Palloshi ndalet te rastet, komplikacionet dhe këshillat që ka për prindërit, duke e vënë theksin te mbajtja e fëmijëve në mjedise të ajrosura, larg grumbullimeve.

Në vijim mjekët e spitalit të Elbasanit i kërkojnë qytetarëve të menaxhojnë panikun në situatë virozash dhe fillimisht të kalojnë nga mjeku i familjes e më pas drejt qendrës spitalore, për të shmangur pritjet në radhë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu