Përjashtohet për 20 ditë nga Parlamenti Ervin Salianji, 10 ditë “ndëshkim” për 18 deputetë të tjerë

0

Deputeti demokrat Ervin Salianji është përjashtuar me 20 ditë nga Kuvendi. Ndërkohë, 18 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 10 ditë.

Përjashtimi vjen pas trazirave që deputetët e opozitës shkaktuan në Parlament.

Deputetët e përjashtuar janë Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi, kanë bllokuar senacën plenare.

Kujtojmë që ishte  grupi i PS që bëri kërkesën për përjashtim, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet e Kuvendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu