Përkujtim i 21 janarit/Grupet e njerëzve shkelin të gjitha rregullat e distancimit social

0

Dhjetra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të përkujtuar viktimat e 21 Janarit, që humbën jetën gjatë një proteste të opozitës së Edi Ramës, e cila pretendonte se ishin manipuluar zgjedhjet.

Siç shihet dhe nga pamjet live, numri i qytetarëve që kanë dalë përpara kryeministrisë është shumë i madh, duke injoruar të gjitha rregullat e distancimit social që dikton situata e pandemisë. Mes personave që shihen në shesh janë edhe deputetë e zyrtarë të Partisë Socialiste, të cilët po vetë i kanë miratuar vendimet e Komitetit të Ekspertëve për ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 10 personave së bashku.

Gjatë ditës së sotme parashikohet që familjarët katër viktimave të priten nga kryeministri Edi Rama në një kafe përkujtimore dhe më pas të vendosen lule në vendet ku u vranë protestuesit, një ritual ky që tashmë është bërë i përvitshëm.

Katër protestues Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë ata që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kanë marrë edhe statusin e “Dëshmorit të Atdheut”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu