Policia italiane do të vijë drejt Tiranës për të ndjekur hetimet në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian

0

Javën e ardhshme policia italiane do të udhëtojë drejt Tiranës për të ndjekur hetimet në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pekoreli.

Sipas mediave italiane ata do të interesohen edhe për përgjigjet e analizës së ADN-së nga eshtrat e gjetura brenda automjetit “Skoda”, me të cilin po udhëtonte biznesmeni italian,

Brenda automjetit të Pekorelit u gjetën edhe sendet personale të tij, ora dhe telefoni.

Me datë 3 Janar Davide u përcoll në aeroportin e Fiumicinos nga një mik i tij, për të udhëtuar më pas drejt Tiranës.

Prej andej ai u nis drejt Vlorës dhe në fund në Pukë ku fjeti për dy netë ndërsa kishte rezervuar edhe për një të tretë. Makina e tij u gjet e djegur në këtë zonë mëngjesin e 5 Janarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu