Mes miqsh, përfaqësues të komunitetit të çamërisë dhe familjarë u përkujtua në
Elbasan 90- vjetorit të lindjes së shkrimtarit të Çamërisë Bilal Xhaferi “Nder i Kombit”. I lindur në Ninat të Konispolit, ai ishte një ndër zërat më të guximshëm të letërsisë shqiptare kundër diktaturës komuniste.
Organizatori i aktivitetit, Hyqmet Zane dhe studjuesi Bashkim Kuçuku u ndalën te dimensioni shumëdimensional i poetit disident Bilal Xhaferrit , ndërsa puna e tij u përball me censurë dhe ndalim aq sa e detyroi të largohej drejtë Amerikës.
Bilal Xhaferri i humbi herët prindërit dhe kjo e detyroi të punonte në moshë fare të re, ndërsa zbuloi talentin për poezinë e prozën. Mbesa e tij thotë se vepra dhe kontributi i tij i trashëgoi një mesazh të vyer.
Veprat e tij si “Krastakraus”, “Njerëzit e rinj” dhe revista “Krahu i Shqiponjës”, botuar në mërgim, u bënë simbol i lirisë dhe protestës shpirtërore shqiptare.
Infoweb Media





