Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndaj mjekut imazherist në Fier, Gëzim Taullaj.
Ai personalisht nuk ka marrë pjesë në seancë, për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur.
Mjeku Gëzim Taullaj, 66 vjeç u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një personi që do t’i kryente eko abdominale.
Atij iu sekuestruan paratë që i mori pacientit dhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.
66-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Policia thotë se ai shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.





