Përleshje mes shqiptarësh në burgun grek, plagoset rëndë 30-vjeçari

0

Një përleshje e ashpër ka nisur mes pesë shqiptarëve në burgun grek Domokou. Ata janë rrahur me shkopa druri dhe për pasojë është plagosur njëri prej tyre.

Katër shqiptarë sulmuan një bashkëatdhetar me sende metalike dhe shkop druri duke bërë që 30-vjeçari të dërgohej me urgjencë në spital. Ai ndodhej në paraburgim i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Dhuna e ushtruar ndaj 30-vjeçarit bëri që të pësonte një frakturë të rëndë të fytyrë duke u transportuar menjëherë në spital. Autoritetet greke kanë filluar hetimet për përplasjen e përgjakshme në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu